Ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Hysen Berisha ka thënë se nuk ka pasur përçarje në objektiva gjatë betejës së Koshares.
Në Info Magazine, ish luftëtari i UÇK-së, Hysen Berisha, tha se ishte beteja e Koshares ajo e cila reflektoi dhe iu kishte shpëtuar mosmarrëveshjeve, pasi atë e udhëhoqën njerëz të përgatitur profesionalisht, njofton Klan Kosova.
”S’do të futem mes debateve. Sikur të kisha mund t’i shkëpus fjalët se ka pasur përçarje në objektiva, do e ndërprisja debatin”.
”Lufta e Koshares ka reflektuar këtë fenomen që Kosova më së shumti ka nevojë sot”.
”Për 20 vjet ne kemi tejkaluar debatet e nivelit të rëndomtë sepse lufta e UÇK-së është zhvilluar në kohën e internetit, gjithçka është regjistruar”.
”Betejën e Kosharës e kanë udhëhequr njerëz me përgatitje profesionale në këtë fushë. Gjithçka është bërë në bazë të urdhrave të shkruara”.
”Realitetit historik të rrugëtimit të Kosovës deri tek liria nuk guxojmë t’i ikim. Ne ishim të përjashtuar nga Kushtetuta e ish–krahinës. Në vitin 1992 na imponuan Kushtetutën e Kaçanikut, mund të themi se nuk ishte e duhur, por më mirë një ligj i keq se sa asnjë”.
”Është evidente dhe është e vërtetë se ka pasur organizim nga presidenti”.
”Në formularin tim ka qenë stema e UCK-së. Rrugët e mobilizimit kanë qenë nga vija e Lëvizjes dhe vija institucionale kur janë formuar brigadat”.
”Duhet ta tejkalojmë këtë debat e ta kthejmë në mesazh unifikimi edhe sot”.
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra