Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha ka thënë se 24 Marsi është dita e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombit shqiptar.
Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se 24 vite më parë, Aleanca e Atlantikut të Veriut ndërmori ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milionë shqiptarëve në Kosovë që përjetonin genocidin.
Kryedemokrati Berisha tutje tha se ndërhyrja e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Të dashur miq, 24 vite më parë, me 24 Mars 1999 Aleanca e Atlantikut të Veriut në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, ndërmori ofensivën e saj ajrore më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milion shqiptarëve në Kosovë që përjetonin genocidin dhe barbaritë që hordhitë pushtuese të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç ushtronin ndaj tyre. Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve të tjera anëtare për rolin e tyre çlirimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan. Zoti e bekoftë NATO-n, vendet e saj anëtare dhe ushtritë e saj”, shkruan krydemokrati Berisha në Facebook./arbresh.info/
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...