Dorëheqje e kryeministrit, Ramush Haradinaj do të shkaktoj ndryshime edhe në aspektin ekonomik. Kështu ka thënë të hënën kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OAK), Berat Rukiqi gjatë një konference për media.
Ai ka shtuar se OEK ka pas bashkëpunim ta mirë me Qeverinë Haradinaj, shkruan arbresh.info.
“Nuk ka vendim politik që nuk ka ndikimin ne biznes, shpreh keqardhje për rastin e kryeministrit Haradinaj, ne si OEK kemi pas bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me të. Ai do të përballet përsëri me drejtësinë dhe besoj se secili nga të ftuarit nga Gjykata do ta mbron në mënyrën më të mirë vendin dhe luftën e drejtë”, ka thënë ai.
Rukiqi ka shtuar se do të vazhdojnë bashkëpunojnë me Institucionet kompetente.

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Institucionet që do të jenë në fuqi por ky ndryshim politik do të shkaktoj shumë telashe në proceset qe janë duke u zhvilluar”, ka thënë ai.
I pari i OEK-ut, tha se gjatë kohës së zgjedhjeve në Kosovë vazhdimisht janë larguar investitorët e huaj.
“Në të gjitha periudhat kur ka pas rënie të Qeverisë dhe zgjedhje të reja kanë ndikuar në konfidencën dhe profitabilitet të biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, ka thënë ai.
Ndryshe, kujtojmë që të premten ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka barë të ditur se dorëheqja e tij ka ardhur si shkak i ftesës që ka marrë nga Prokurori i Specializuar në Tribunalin e Hagës në cilësinë e të dyshuarit /Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2370982346561122/
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...