Berat Rukiqi kundër paralajmërimit të Hotit: “Jo mbyllje”

19:42 | 10 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka dalë kundër propozimit të kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar se vendi mund të mbyllet sërish në ditët në vazhdim.

Ai përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar: “Jo mbyllje”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kreu i ekzekutivit tha se pritet që masat e reja të hyjnë në fuqi brenda dy ditësh.

Ai tha se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primar është “ruajtja e shëndetit publik”.