Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Hashim Thaçi, që dikur e luftonte Ibrahim Rugovën, sot po provon ta imitojë atë.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Beqiri i është kundërpërgjigjur Thaçit në pretendimet e tij se ideja e sotshme që ai e proklamon për korrigjim kufijsh, derivon nga një ide e vet Rugovës për shkëmbim territoresh.
Por, Beqiri, deklaron se ky është tentim për devijim dhe shtrembërim të asaj çfarë ka menduar atëherë Rugova.
“Kjo është në vazhdën e tentimit ta devijojë dhe shtrembërojë atë që e ka thënë Rugova”.
“Nëse në një intervistë e ka thënë kalimthi, secili mund ta vëreje se si e ka thënë, kjo nuk duhet të merret argument nga Thaçi se ky ka të drejtë”, thotë, pos tjerash Beqiri.
Beqiri ka deklaruar gjithashtu se Thaçi “nga një njeri që e ka luftuar në të gjithë mënyrat tash po tregohet një imitues i dobët”.
“Por, s’mund ta imitojë ai presidentin Rugova”.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...