Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka reaguar pas deklaratave të Fatos Klosit, ku sipas këtij të fundit, Ibrahim Rugova udhëhiqte një politikë pa krye.
Beqiri në reagimin e tij, e ka quajtur kryespiun Klosin duke thënë se nëse Klosi do të fliste mirë për Rugovën atëherë udhëheqësit e LDK’-së do të duhej të shqetësoheshin.
“Me fol mirë kryespiuni Fatos Klosi për Presidentin historik Ibrahim Rugova atëherë do të duhej ne të shqetësohemi. Është dashur të shqetësohemi po që se ai do të fliste mirë”, ka thënë Beqiri.
“Lavdi dhe fjalët e mira të tij për Ibrahim Rugovën nuk na duhen sepse ai s’përfaqëson askënd”, ka shtuar ai.
Sipas Beqirit për Ibrahim Rugovën kanë folur liderët e botës dhe qytetarët e Kosovës përmes votës.
“Thjesht, kush ka qenë Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe kontributin e tij e kanë vlerësuar me vota qytetarët e Kosovës”, ka thënë Beqiri.
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”