Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka vlerësuar se nuk është thënë asnjë fjalë nga krerët e vendit për tarifë-gjobitjen e qytetarëve të Kosovës nga Rama.
Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “e kuptojmë një tarifë të arsyeshme, por jo të gjobitemi”.
Postimi i plotë:
“Për tarifë-gjobitjen për rrugën e kombit
Asnjë fjalë nga “krerët”e vendit për tarifë-gjobitjen e qytetarëve të Kosovës nga Rama, asnjë fjlalë s’u shpëtoj nga goja. E kuptojm një tarifë të arsyeshme, por jo të gjobitemi. Po gjobitemi që po e vizitojmë Shqipërinë në katër stinët e vitit. Turp të kenë ata vendimmarrës. Uroj që kur të vij një Qeveri tjetër në Tiranë të reflektoj.
Për ”turin” turistik të disa zyrtarëve në Tiranë. Respekt per z.Sali Berisha,për qëndrimin e tij për kufinjët e Kosovës, por asgjë dhe askush nuk na bind ti bashkohemi lojës në regji të z.Thaqi e në dëm të vendit,në emër të njëfarë Uniteti. Sa për dialogun, ekipin e “Unitetit” në krye me Thaqin”,korigjimin”-sakatimin e kufirit dhe Kosovës, jo faleminderit”,ka shkruar Beqiri. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...