Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se e mirëpret vendimin për shkrirjen e LDD-së në LDK, duke shtuar se nuk është hera e parë që njerëz të LDD-së kalojnë në LDK.
Ai tha se këtë njoftim e mori vesh prej komunikatës se kryesisë së LDD, që u transmetua në portale.
Beqiri theksoi se nuk ka pasur marrëveshje paraprake me LDD-në për këtë shkrirje.
I pyetur nëse LK-ja do të forcohet me kthimin e anëtarësisë LDD-së në partinë e Isa Mustafës, Beqiri tha se “pavarësisht numrit të anëtarësisë së LDD-së, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëhet më e fuqishme”, transmeton Rrokum tv.
Ndërsa, sa i takon zgjedhjeve të brendshme, Beqiri tha se ky vendim i LDD-së nuk do të ketë ndikim në zgjedhjet e LDK-së, sepse shumica e degëve i kanë kryer proceset e brendshme zgjedhore.
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...