Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka deklaruar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.
“Brenda këtij viti duhet të kemi zgjedhje. Shkuarja në vitin tjetër është vazhdim i agonisë dhe jo produktivitet qeveritar dhe kuvendor, sepse është e qartë që as Kuvendi nuk është funksional”, ka deklaruar Beqiri.
“Kjo qeveri është krijuar me shumë brishtësi, buzë kufirit sa i përket numrave dhe është parë që nga fillimi se do të jetë vështirë të funksionojë një qeverisje e tillë. Nuk i kanë as 52 numra në Parlament. Një qeveri e tillë është vështirë të funksionojë”.
“Por, ajo që ndodhi me Listën Serbe nuk është arsyeja. Megjithatë nëse këta kanë të drejtë ta formojnë qverinë me ta edhe ne kemi të drejtë të kërkojmë votat e tyre për t’ua shkurtuar mandatin”.
“Ne mund të ulemi dhe ta formojmë një agjendë, të jetë një datë, për shembull shtatori, dhe pastaj bashakrisht me këtë datë të shkojmë në zgjedhje”.
“Askund nuk ndodh që koalicionit çdo ligj t’i përkrahet nga opozita”, tha ai në Info Magazine.
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...