Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe tek varri i Fehmi Aganit në përvjetorin e vdekjes së tij.
Sekretari i LDK-së Ismet Beqiri tha se figura e Fehmi Aganit çmohet lartë dhe se kontributi i tij po i mungon politikës në Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Përpos aftësisë tij intelektuale shquhet me një urtësi të paparë, me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të tij me kryetarin Ibrahim Rugova, realisht siç thuhet ka qenë dora e djathtë e presidentit Rugova dhe këta dy njerëz në veçanti profesor Agani do të mbeten në histori për jetë për këtë se çfarë kanë bërë për ne”.
“Ne në këtë mënyrë nderojmë jetën dhe veprën e profesor Aganit dhe jo që është e tepërt por ne asnjëherë siç thuhet nuk mund ti dalim hakesh për atë se çfarë ka bërë për ne. Ne i shprehim respekt jetës dhe veprës së Fehmi Aganit”, tha ai.
Mentor Agani, djali i Fehmi Aganit, tha se ai po ju mungon.
“Vetëm kisha dashtë me I falënderua të pranishmit që kanë ardhur në përkujtim të babait tim. Na mungon shume”, tha ai.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim