Demarkacioni nuk është i mjaftueshëm për ta shpërbërë qeverisjen PDK-LDK-LS, thotë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Këto komente ai i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë, në të cilën është vendosur që të mërkurën nga ora dhjetë të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të opozitës.
“Konstatojmë si LDK se mocioni nuk qëndron dhe s’kanë të bëjnë me këtë qeveri,” është shprehur Beqiri, shkruan arbresh.info.
Ai ka përsëritur qëndrimin se nën qeverisjen e rëndë të Isa Mustafës, me pengesa jashtëzakonisht të mëdha qoftë të Qeverisë dhe të Kuvendit, të gjitha vlerësimet janë që Kosova është në zhvillimin më të madh ekonomik në rajon.
“Kjo mund të mos i pëlqej opozitë edhe dikujt tjetër.”
Sipas tij, është e qartë se edhe qeverisja e ardhshme do të përballet me këto çështje që po përballet kjo aktualja./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1405547396177015/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...