Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sonte se pavarësisht që Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Jashtme, Johannes Hahn tha se këtë vit s’do të ketë liberalizim vizash, krerët institucionalë kosovarë do të vazhdojnë për të punuar në këtë rrugëtim dhe se i kanë plotësuar të gjitha kriteret.
Por me këtë nuk pajtohet deputeti i LDK’së, Ismet Beqiri.
“Nuk është dashtë me dhanë fjalë të mëdhaja para disa muajsh. Këto janë ‘fore që s’pijnë ujë’”, tha Beqiri në DPT.
Ai ka kujtuar qeverisjen e Isa Mustafës, duke thënë se po të votohej në atë kohë demarkacioni me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës tashmë do të udhëtonin pa viza.
Por Beqiri kritika ka pasur edhe për një pjesë të opozitës, e cila sipas tij nuk po e luan rolin për të cilin është votuar.
“Qëllimi i çdo opozite do të duhej të ishte e kundërta e asaj që po sillen një pjesë e opozitës’, tha Beqiri, duke folur për rezolutën e propozuar nga PSD’ja.
“Do të bëhen pjesë e diçkaje që do të jetë e dëmshme për vendin’, tha Beqiri.
Anëtari i LDK’së ka kërkuar që dialogu i kësaj forme me Serbinë të mos vazhdojë.
“Të ndërpritet ky dialog me Serbinë”, tha Beqiri.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...