Beqaj: Qeveri teknike ose të shkohet sërish në zgjedhje

19:33 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

 Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Behlul Beqaj në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit,ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën me 12 qershor, përcjell arbresh.

Beqaj tha se nëse nuk bëhen numrat, të shkohet në zgjedhje por para se të shkohet në zgjedhje, ai preferon një qeveri teknike..

Ndër të tjera Beqaj ka theksuar se nëse shqiptarët nuk arrijnë gjuhë të përbashkët, atëherë faktor kryesorë do të jetë Lista Serbe.