Sa i përket deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, fajin për bllokimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e ka vetë ky komision.
Sipas tij, Presidenti nuk ka ndërpre mandatet e asnjë asamblisti apo deputeti. Beqaj tha se emrat të cilët i ka kërkuar Presidenti duhet të dërgohen edhe nga partitë opozitare.
“Kjo çështje është e rëndësishme edhe pse nuk është kompetencë e jona. KQZ-ja ka fajin e vet për bllokim, kemi shumë argumente ligjore. Nuk kemi asnjë dekret se presidenti ka ndërpre mandatet e tyre. Ata kanë vazhduar punën deri në Qershor të vitit 2017. Në të njëjtën situatë KQZ ka prodhuar efekte Juridike. Presidenti ka kërkuar që t’i dërgojnë emrat për dekretim, andaj është mirë me i dërgu, ndërsa ata që janë të pakënaqur mund të ankohen në Kushtetuese. Ne si parti jemi në pritje të funksionimit të KQZ-së. Nuk është mirë opozita me vajtu por me kry punën e vet” tha Beqaj
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...