Gjermaninë e quajti donatorin më të madh të Kosovës e përkrahjen e saj e cilësoi si vendimtare në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar dhe po kalon shteti kosovar.
Këto vlerësime për shtetin gjerman, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, i bëri në takimin që pati me sot me deputetin e Bundestagut Gjerman Volkmar Klein, njofton Klan Kosova.
Minstri Beqaj përmendi edhe projektet e realizuar ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë, marrëveshjen me GIZ dhe themelimin e Parkut Gjermano-Kosovar për Inovacion dhe Trajnime në Prizren.
”Janë aktivitetet që kanë ndikim shumë të rendësishëm në përkrahjen të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Ministri Beqaj.
Kurse, deputeti i Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein e siguroi ministrin Beqaj se Gjermania mbetet e përkushtur në përkrahje të Kosovës dhe në vazhdim të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.
Deputeti Klein gjatë takimit me ministrin Beqaj ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë së Kosovë, z. Christian Heldt dhe Shefi i zyrës së KAS-it për Kosovë, z. Johannes Rey, njofton Klan Kosova.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...