E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën që udhëhiqet nga Marko Gjuriq ka dënuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të refuzuar kërkesën e prokurorit për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastin “Kleçka” ku edhe u konfirmua vendimi i mëhershëm për lirimin e Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë në këtë rast.
“Në një shoqëri, ku gjykata bëhet pjesëtues i padrejtësitë është e paraprijë të dështojë, dhe kjo është arsyeja që një vendim i tillë ka pastruar biografinë e Fatmir Limajt dhe të bashkë-akuzuarve të tjerë”
” Kjo mund të jetë fitore e disave, por humbje e të gjithë qytetarëve të Kosovës që duan të jetojnë në një shoqëri të bazuar në humanitet dhe vlera demokratike”, thuhet deklaratën e kësaj zyre, transmeton Klan Kosova.
Pas gjashtë vitesh, Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së, që akuzoheshin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999 u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Supreme,
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri