Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër tetë të pandehurve që akuzohen se kanë marrë pjesë në masakren e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995.
Tetë të pandehurit përballen me gjykatën për krime lufte në Beograd me akuzën se kanë urdhëruar apo kanë marrë pjesë në vrasjen e qindra myslimanëve në qytezën e Kravicës, afër Srebrenicës.
Kjo është hera e parë që Serbia gjykon persona ndaj të cilëve dyshohet se kanë qenë të përfshirë në masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë të Srebrenicës.
Të tetë personat dyshohet se janë pjesëtarë të njësisë speciale të policisë serbe të Bosnjës, “Jahorina”.
Këtu përfshihet edhe komandanti i njësisë, Nedeljko Milidragoviq, i cili akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimet.
Nëse shpallen fajtor, ata mund të dënohen deri më 20 vjet burg.
Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Rakto Mlladiq, i cili akuzohet se e ka orkestruar masakrën e Srebrenicës, momentalisht po përballet me gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu