Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Gjykata është plotësisht e angazhuar në ekzekutimin e mandatit të saj dhe do ta vazhdojë punën pa marrë parasysh zhvillimet e jashtme.
Sipas saj, Dhomat e Specializuara tashmë janë tërësisht funksionale, porse Prokuroria Speciale duhet t’i ngrejë aktakuzat
Dhomat e Specializuara janë plotësisht të fokusuara në ekzekutimin e mandatit të tyre dhe do ta vazhdojnë punën pa marrë parasysh zhvillimet e jashtme. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, duke mos i komentuar akuzat e fundit të presidentit Hashim Thaçi ndaj kësaj Gjykate.
Ajo ka konfirmuar për gazetën se Dhomat e Specializuara tashmë janë tërësisht funksionale, por Prokuroria Speciale duhet t’i ngrejë aktakuzat.
“Që nga 5 korriku i këtij viti, kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e Procedurës dhe Provave, Dhomat e Specializuara janë tërësisht funksionale, pra Dhomat e Specializuara janë në gjendje t’i pranojnë dhe t’i procedojnë dosjet gjyqësore, siç janë ato që lidhen me akuzat e aktakuzat. Megjithatë është e detyrueshme që Prokuroria Speciale të ngrejë akuza”, ka pohuar Benes.
Zëdhënësja Benes megjithatë thotë se nuk mund të spekulohet mbi kohën se kur do të ngrihen aktakuzat e para, pasi që kjo është në dorën e Prokurorisë Speciale.
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...