Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar sot mbi politikat e Beogradit dhe zyrtarëve serb.
Krasniqi shkruan në Facebook se politika e Beogradit është të bëjnë vrasje e pastaj të kërcënojnë, dhe kjo është dëshmuar tash e sa dekada.
“Se ajo politikë, ka dekada që është dëshmuar e ridëshmuar se është politikë e krimit dhe e gjenocidit. Pastaj, edhe sot në majat e asaj politike gjinden njerëz që ishin bukur lartë, kur atje, në Beograd projektoheshin dhe ekzekutoheshin politikat e krimit e të gjenocidit. Dhe kjo na është e ditur shumë mirë”, shkruan Krasniqi
Krasniqi shtoi se as shqiptarët e as ndërkombëtaret nuk duhet të bëhën si të shurdhër e të verbër ndaj faktit që në Veriun e Kosovës, pushtetin e kanë bandat e Beogradit që nuk i përgjigjen Kosovës, për të cilat ai thotë se i ka paralajmëruar edhe lideri i SDP-së i vrarë në veri të vendit, Oliver Ivanoviq.
Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
“BËNË VRASJE E PASTAJ KËRCËNO, KJO ËSHTË POLITIKË TIPIKE E KRYEZYRTARËVE TE BEOGRADIT
Sa për politikën e lartë të Beogradit, nuk do ta kisha shkruar as edhe një fjalë të vetme. Po shkruaj për ata që po bëhen se nuk po e shohin krimin.
Pse?
Se ajo politikë, ka dekada që është dëshmuar e ridëshmuar se është politikë e krimit dhe e gjenocidit. Pastaj, edhe sot në majat e asaj politike gjinden njerëz që ishin bukur lartë, kur atje, në Beograd projektoheshin dhe ekzekutoheshin politikat e krimit e të gjenocidit. Dhe kjo na është e ditur shumë mirë.
Të gjithë e dimë, vendor e ndërkombëtar, se çfarë politika janë udhëhequr, se paku në tri dekadat e fundit në hapësirat e ish – Jugosllavisë dhe më të freskat janë ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë në fund shekullin e kaluar (1998- 1999). Ngjarje që pashmangshëm kanë sjell Bombardimet 78 ditësh të NATO-s mbi infrastrukturën ushtarake e policore serbe.
Pastaj, të gjithë ata që janë marrë me politikë atyre viteve dhe merren edhe sot, kanë pasur rastin të dëgjojnë se çka kanë thënë ish zyrtarë e zyrtarë të lartë të tashëm serbë për sulmin në Kafenë “Panda” në Pejë gjatë luftës.
Këta zyrtarë, përfshirë edhe Presidentin e tashëm serbë, por edhe Vuk Drashkoviqi si një nga ministrat e kohës, kanë dëshmuar se “sulmi në atë kafen “Panda” është kryer nga Sigurimi i Shtetit të Serbisë”. E pasta është e ditur se para gjyqit serb janë nxjerr shqiptarët.
Prandaj: Vrasja është parapërgatitur nga ata që po e shfrytëzojnë atë jo vetëm për t’i ndërprerë bisedimet politike që fare nuk është dashur të ndodhin dhe tani kërcënojnë?! Këta, qeveritarët e Beogradit e kanë ndezur zjarrin, e tani po i ngrohin dhe fërkojnë duart në atë zjarr.
As shqiptarët e as ndërkombëtarët nuk duhet të bëhemi të shurdhet e të verbër, që se dimë se në Veriun e Kosovës, pushtetin faktik e kanë bandat e Beogradit që si përgjigjen Kosovës ?! Për të cilat ka paralajmëruar edhe i vrari, Ivanoviq, i cili e kishte ndjerë rrezikun nga ato banda.
Kështu është, kur GJND-ja e ka amnistuar Serbinë nga politikat e saja të gjenocidit?! E tani, ata sillen si viktima?! Dhe jo vetëm kaq, por edhe kërcënojnë. Pse jo! Pasi nga politikat e gjenocidit kanë dalë të pa lagur?!”
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë