Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është identifikuar ngasësi i veturës që kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve dhe kundërvajtjen e kishte postuar në rrjete sociale, raporton Arbresh.info.
Sipas njoftimit të Policisë , të njëjtit, ju është shqiptuar gjoba 150 në euro, dy pikë negative dhe tre muaj konfiskim të patentë shoferit si masë mbrojtëse.
Postimi i plotë
“Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese kanë arritur të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj (mashkull, kosovar) i cili kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve (14 automjete) në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe kundërvajtjen e kishte regjistruar me video incizim dhe e kishte postuar në rrjetin social “TikTok”. Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, të njëjtit, ju është shqiptuar gjoba 150euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit si masë mbrojtëse.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues në rritjen e sigurisë në rrugë. Le të Kontribuojmë së bashku për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë”. /Arbresh.info.
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes