Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për reduktimet e ashpra të rrymës nga KEDS-i, duke thënë se kompaninë e pret dënim i rëndë nëse të shtunën do të ketë reduktime.
Belegu ka thënë se ZRRE-ja ia ka tërhequr vërejtjen KEDS-it që është e obliguar të furnizojë me rrymë ndërsa reduktimet këshilltari i Haradinajt i ka quajtur sabotazh për gjërat që po ndodhin në Kosovë.
“Tash e tutje nuk do të ketë reduktime. Kemi biseduar me ministrin Valdrin Lluka dhe ZRRE-ja ua ka tërhequr vërejtjen KEDS-it dhe do ta dënojë nëse nesër nuk do të ketë rrymë. Janë të obliguar që të furnizojnë me rrymë dhe çdo jofurnizim. Është lloj sabotazhi që lidhet me çdo gjë që po ndodh. Është rryma më e shtrenjtë në tregun e rrymës, mund të jetë edhe kjo arsyeja, për këtë shkak e kemi informuar prokurorinë dhe policinë”, ka thënë Belegu./koha.net/
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...