Erold Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj njëherit kandidat për deputet, ka folur lidhur me deklarimet që i ka bërë sonte në emsionin Pressing në T7, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me tri figurat më të këqija të historisë shqiptare.
Belegu në një status në Facebook ka thënë se Albin Kurti në deklarimin e tij nuk e ka përmendur Enver Hoxhen si figurë të keqe shqiptare.
“Iu deshën 5 minuta për të menduar e për t’i thënë tri figurat më të këqija të historisë shqiptare dhe as ato nuk i mjaftuan Albinit për t’iu kujtuar e për ta përmendur diktatorin famëkeq që vrau dhe persekutoi shqiptarët, Enver Hoxha. Dhe kur ju thashë para disa dite se për idetë e tij, siç është shërbimi i obligueshëm ushtarak, inspirohen nga xhaxhi, çkasmos komentuan (sigurisht, përveç argumenteve) ?♂️”, ka shkruar Belegu në Facebook.
Kurti në Pressing ka thënë se tri figurat më negative të këtij kombi janë:
“Esat Pasha, Rrahman Morina, dhe i treti është i gjallë e ju e dini”.
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...