Ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi përmes një fotografie në Facebook shprehet se me vendimin e qeverisë, dita e diel në Maqedoni është ditë jo pune.
“92% e punonjësve kanë kohë të lirë për të kaluar me familjet e tyre. 8% e të punësuarve që punojnë të dielave kanë mëditje më të larta me 50-100%”, shkruan Bekteshi.
Ai shton se puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe të vlerësohet siç duhet dhe se çdo punëtor ka të drejtë për pushim dhe të dielën ta kalojë me familjen.
Kujtojmë se nga 1 janari, Qeveria shpalli ditën e diel si ditë jo pune dhe vetëm disa veprimtari përjashtohen nga ky vendim.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër