Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në paradën e Ushtrisë së Kosovës me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Jashari ka thënë se është krenar dhe i lumtur me punën dhe sukseset e ushtrisë së Kosovës.
“Nga parada e Ushtrisë së Kosovës, në kazermen ‘Adem Jashari’, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Çdo herë krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur me punën dhe sukseset që për çdo ditë po shënon ushtria jonë. Lavdi heronjve e dëshmorëve të Lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, në kazermën “Adem Jashari”, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot parakaluan në prani të krerëve të shtetit dhe përfaqësuesit të familjes Jashari, Bekim Jashari./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...