Bekim Jashari ka njoftuar se një person me numër telefoni të Bosnjës po prezantohet në emrin e tij dhe po kërkon para nga biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë.
“Sot jam njoftuar se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin tim dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër”, ka shkruar në Facebook ish kryetari i Komunës së Skënderajt.
Ai u ka kërkuar qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të mos mashtrohen nga rasti dhe ta raportojnë menjëherë në Polici çdo tentativë të tillë. Po ashtu, Jashari u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masa urgjente dhe të veprojnë sa më shpejt për ta trajtuar këtë çështje.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër