Pas nisjes për në Hagë të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës-Remit, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, si çdo sfidë tjetër, edhe kjo tani do të tejkalohet, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
Ai ka thënë se do jetë gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë.Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar. Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar. Si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të jetë tejkaluar, si në rastin e gjeneralëve Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, dhe të tjerëve. Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë”, ka shkruar Jashari.
Dy ish komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa- Remi dhe Sami Lushtaku, kanë udhëtuar drejt Hagës, ku do të intervistohen nga prokurorët e Speciales.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...