Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, duke folur për raportimet e fundit për punësimet që po bëhen nga AAK dhe Qeveria në disa kompani publike e veçanërisht në PTK. Ai ka thënë se Lidhje Demokratike e Kosovës po i plason në media këto raste.
Berisha në T7 ka thënë se pak janë të vërtetë rastet për punësime.
“ Krejt këto raportime po bëhen me qëllime. Shumicën e tyre në media po i qet LDK. Mendoj se LDK po mundohet t’i medatizoj çështjet tona” , ka thënë ai.
Berisha duke folur edhe për rastin e tij që është raportuar se ka pasur aksident me veturë të PTK, ka thënë se edhe këtë ia kanë bërë me qëllim.
“Unë kam qenë jashtë Kosovës kur e kam pa që kam bërë aksident. Edhe kjo është bërë me qëllim nga media të caktuara”.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër