Bekë Berisha me syze të diellit në Kuvend: Masë e rekomanduar nga mjekët, mos e interpretoni ndryshe

13:30 | 17 Prill 2026
R J

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se mbajtjen e syzeve të diellit brenda Kuvendit të Kosovës e ka me rekomandim të mjekut për shkak të një ndërhyrje me laser në sy.

Ai kërkoi që të mos interpretohet ndryshe, derisa vetë publikoi një fotografi nga seanca e sotme.

“Së fundmi kam kryer një ndërhyrje me laser në sy dhe, për shkak të procesit të rikuperimit, jam i detyruar që përkohësisht të mbaj syze edhe gjatë seancave plenare. Kjo është një masë e rekomanduar nga mjekët dhe e domosdoshme për shërimin e plotë. I lus mediat që të mos e interpretojnë ndryshe!”.

Shpërndaje në rrjete sociale