Sipas parashikimeve të Prishtina Weather ditëve në vijim do mbajë mot më i ftohtë, që do përcillet me shi dhe borë.
Më poshtë keni parashikimet e motit nga nesër (15 shkurt) deri më 18 shkurt.
Të premten pas mëngjesit me ngrica dhe vranësira, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe ditën e shtunë.
18.02 – Mot kryesisht i vranët. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
Vlerat ditore të AQI në dy ditët e ardhshme do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ditën e premte, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror ato do të rriten edhe në të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.
Era do të fryjë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s.
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...