Me moton “Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familje”, më 25 dhjetor do të mbahet edicioni i radhës i maratonës në Prishtinë, ku qytetarët do të vrapojnë me veshje të Babadimërit.
Kostumet mund të blihen në shtëpizën e “Vrapo Babadimër” në sheshin “Zahir Pajaziti” ndërsa, të hollat nga shitja janë të destinuara për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.
Kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili ftoi qytetarët të marrin pjesë.
“Më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, ju presim të gjithëve të vrapojmë së bashku me kostume nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”, për tu kthyer më pas në pikën e nisjes”, ka shkruar Rama./arbresh.info/
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin