Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do të ligjëroj të enjten në Kolegjin AAB lidhur me eksperiencën e tij profesionale.
Pacolli përmes një njoftimi në rrjetin social facebook ka treguar se studentëve të AAB-së do t’u shpërndahet libri i tij mbi parimet e suksesit.
Ligjërata do të mbahet në orën 11:00.
Statusi i plotë:
Kam shumë dëshirë të komunikoj me studentët andaj po kthehem sërish – kësaj here në Kolegjin AAB. Do t’ju tregoj eksperiencën time profesionale, çfarë më ka motivuar për suksesin tim. Libri im i ri mbi parimet e suksesit do t’u shpërndahet studentëve pas bashkëbisedimit. Mirupafshim në AAB, pasnesër (e enjte, 14 dhjetor) në orën 11:00.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së