Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se qytetari, shtetndërtimi i Kosovës ka qenë interesi i cili ka bërë që AKR të nënshkruaj sot me PAN-in marrëveshjen për të qeverisur me vendin, raporton arbresh.info.
“Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara. Jam i bindur se do të kemi harmoni me kryeministrin Haradinaj,” është shprehur Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Sipas tij, ky koalicion dëshmon fuqinë për të sfiduar problemet që ka përpara Kosova.
“Kemi sfida për të tejkalu, ato tejkalohen vetëm me mirëkuptim, energji pozitive dhe punë,” është shprehur Pacolli.
/arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...