Zëvendës-kryeministri i parë i Kosovës dhe Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka zgjedhur urimet më të mira për ndërrimin e motmoteve, përcjellë arbresh.info.
Pacolli në rrjetin social ‘Facebook’ i ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Vitit të Ri duke iu uruar një viti të mbarë.
“Të dashur miq, kudo që të jeni sonte, pa dashur të zgjasë shumë, vetëm dëshiroj të Ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2018! Uroj që viti i ri të jetë një vit i mbarë për secilin. Kosova mbush 10 vjet pavarësi dhe liberalizimi i vizave është shumë afër. Gëzuar dhe kaloni sa më bukur, të bashkuar me familjet e juaja. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, shkruan Behgjet Pacolli në ‘Facebook’. /arbresh.info/

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit