29 vjet më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.
Për të nderuar heronjtë, sot do të bëhen homazhe:
Në ora 10:00 bëhen homazhe në fshatin Llugë të Podujevës, pranë obeliskut të heroit të kombit, Afrim Zhitia.
Në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, bëhen homazhe të përmendoret e heronjve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu.
Në ora 14:00, bëhen nderime në Bregun e Diellit, në vendin ku kanë ra heroikisht heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...