Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Pavarësinë e Kosovës.
Begaj tha se sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj.
“Kosova 16 vjet Republikë. Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka thënë se Kosova është një , shtet i pavarur, është një faktor pozitiv.
Ndërsa tha se Kosova dhe Shqipëria janë një komb me një gjuhë e një kulturë.
“Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në. Gëzuar, Kosovë”, ka shkruar presidenti shqiptar./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?