Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2023.
Kreu i shtetit shqiptar ka uruar nëpërmjet një mesazhi një vit të ri sa më të mbarë, sa më të begatë, shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Luginën e Preshevës, për arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë.
Begaj shprehet se vitin e ardhshëm, duke qenë se është vit zgjedhor, duhet të garantojmë një proces të qetë dhe brenda standardeve më të larta.
Sipas tij, të gjitha partitë politike duhet ta rigjejnë frymën e dialogut dhe bashkëpunimit duke theksuar se qëllimi i përbashkët i të gjithëve është përparimi i Shqipërisë.
Një urim të veçantë, Begaj e pati edhe për fëmijët.
Ai bëri thirrje që t’u qëndrohet pranë të rinjve në mënyrë që të ardhmen ta shohin në atdhe.
Në mesazhin e tij në prag të ndërrimit të viteve, Begaj ka prekur edhe situatën në rajon.
Sipas tij, “situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund”.
Begaj thekson se vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve./tvklan.al
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...