Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi.
Begaj tha se në këtë takim ka rikonfirmuar përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
“Rikonfirmova përkushtimin e palëkundur të Institucionit të Presidentit të Republikës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar, kulturor dhe gjuhësor. Në këtë detyrë jam avokat i shqiptarëve dhe i Shqiptarisë, dhe i tillë do të mbetem edhe përtej këtij funksioni”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...