Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar sot më 26 nëntor 2025, Letrat Kredenciale nga dy diplomatë të rinj, ambasadori jo rezident i Panamasë në Tiranë, Winston Spadafore F., dhe Ambasadorja e re jo rezidente e Indonezisë në Shqipëri, Listiana Operananta.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës së Shqipërisë, gjatë takimit me Ambasadorin e Panamasë, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe diskutoi mundësitë për konkretizimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Kreu i Shtetit falënderoi diplomatin panamez për “njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtare”, një çështje që Shqipëria e konsideron prioritet të politikës së saj të jashtme.
Në takimin e veçantë me Ambasadoren e Indonezisë, Presidenca bëri të ditur se biseda u fokusua në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të bashkëpunimit shumëpalësh. Njoftimi nënvizon se pas hapjes së Ambasadës së Shqipërisë në Xhakarta, Shqipëria mirëpret hapjen e ambasadës indoneziane në Tiranë, një hap që do të forconte lidhjet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Presidenti Begaj kërkoi gjithashtu “rishikimin e qëndrimit të Indonezisë lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, duke i dhënë çështjes së Kosovës një rol qendror në dialogun dypalësh.
Shqipëria ka ndjekur aktivisht politikën e forcimit të marrëdhënieve me vendet jo-evropiane, veçanërisht me ato që kanë peshë në organizatat ndërkombëtare.
Njohja dhe përkrahja ndërkombëtare e Kosovës vijon të jetë një nga shtyllat kryesore të diplomacisë shqiptare. Panamaja e ka njohur shtetin e Kosovës prej vitesh, ndërsa Indonezia, një vend me ndikim të madh në Azi dhe në botën myslimane, ende nuk e ka ndërmarrë këtë hap, duke e bërë dialogun me Xhakartën një prioritet të rëndësishëm diplomatik.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit