Zëvendëskryeministri Dardan Gashi e ka quajtur vendosjen e taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë, si vendimin më “popullor” të arritur deri tani.
Gashi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që nuk duhet të apostrofohet vetëm një person si “fajtor” pasi ky vendim sipas tij është i të gjithëve.
“Kryeministri nuk është ai që po e bën dialogun, kryeministri ka qenë i angazhuar që të jenë pjesë e dialogut dhe taksa duhet të hiqet prej kombinimit të dialogut. Megjithatë nëse taksa është pengesa me miqtë tanë ndërkombëtarë ajo do të rishikohet”.
Gashi ka theksuar se në takimin në Bruksel, ata kanë kërkuar që si temë kryesore e diskutimeve të jenë krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.
“Padrejtësitë shërohen nëse ne kemi një gjykatë edhe për krimet monstruoze që ka bërë Serbia në Kosovë. E kemi kërkuar që të futen krimet e luftës si temë e bisedimeve është keqkuptuar se ne nuk kemi thënë që nuk flasim nëse nuk ndodh kjo pra jemi dakorduar që të hapet diapazoni i temave që do të futen në diskutim”.
“Kemi pranuar të bëjmë Gjykatën Speciale të cilën Serbia nuk e ka. Fatkeqësia pasi Serbia nuk ka pushuar të pengojë Kosovën në çdo aspekt si me Interpolin – Serbia nuk ka krijuar atmosferë të dialogut”.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin