Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, i cili shoqërohej nga kryetari i BI-së në Mitrovicë, Enis Rama, me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve duke spikatur vlerën e madhe të kombit shqiptar për tolerancë ndërfetare.
Me këtë rast, kryetari Hamza, ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhamtin në Mitrovicë do të jetë në nivelin më të lartë.
“Qeverisja lokale do të ofrojë bashkëpunim të afërt për BI-në, imamët por edhe me xhematin që së bashku të kontribuojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim, në kultivimin e harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë”, ka thënë Hamza.
Kurse myftiu, Naim Tërnava, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, ka thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve duke e vlerësuar edhe vullnetin e Komunës për një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame./arbresh.info/
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...