Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se duke u bazuar në gjendjen dhe nevojat, shëndetësia ka qenë një prej prioriteteve në udhëheqjen e tij në nivel lokal dhe se po këtë prioritet shëndetësia do ta ketë edhe në nivel vendi nëse vjen në pushtet.
“Nëse e krahasojmë fundin e vitit 2023 me vitin 2021 kemi një rritje prej 180% të buxhetit për furnizim me barna dhe material shëndetësor”.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe kanë punësuar 20 mjekë dhe staf mbështetës profesional e që tha se janë gjithsej 89.
“Ne do të vazhdojmë me punësimin e të gjithë mjekëve të cilët arrijnë që ta përfundojnë fakultetin dhe normalisht të kthehen dhe t’i shërbejnë qytetarët e Mitrovicës.
Përpos kësaj, Hamza tha se kanë arritur që të bëjnë edhe investime kapitale që “asnjëherë nuk kanë ndodhur në të kaluarën në Mitrovicë”.
Ai tha se këto investime janë bërë në Mitrovicë dhe se do të bëhen edhe në nivel vendi.
“Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës. Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar”./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit