Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.
Hamza ka premtuar ta rrisë mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj.
Ai ka thënë se mbështetja do të bëhet në bazë të rezultateve dhe angazhimit të klubeve në zhvillimin e sportistëve vendorë.
“U kënaqa shumë sot me sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”, të rinj me plot perspektivë. Rruga drejt suksesit fillon qysh në moshën e hershme dhe shkollat sportive janë vendi i duhur për zhvillimin e talenteve dhe punën ekipore. Unë do ta rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj. Mbështetja do të bëhet në bazë të rezultateve dhe angazhimit të klubeve në zhvillimin e sportistëve vendorë. Klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta.
#MaMirë për sportin dhe sportistët tanë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...