Ministri i Financave në dorëheqje Bedri Hamza në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë z. Larry McDonald.
Ministri Hamza njoftoi McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar, me stabilitetit makro- fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik në të ardhmen.
Ministri Hamza falënderoi Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe institucioneve tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e institucioneve të Kosovës.
Sipas njoftimit për media të Ministrisë së Financave të Kosovës, McDonald falënderoi ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka Ministria e Financave me Thesarin Amerikan dhe shprehu zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike. Po ashtu McDonald përgëzoi ministrin Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur t’i sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat.
Çfarë është Delta Force? Njësia elitare sekrete amerikane që...
Drejt përfundimit rruga Shkodër–Mal i Zi/ Rama: Investim që ...
KQZ vazhdon numërimin e votave nga diaspora, janë numëruar 4...
Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova
Qëndrim Ismajli njofton largimin nga Tirana
Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative për poetin Rushit...