Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke e cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për funksionimin e pandërprerë të transmetuesit publik.
Sipas njoftimit të BE-së, vendimi i qeverisë ka zgjidhur çështjet e financimit të RTK-së për vitin 2025, si dhe ka siguruar vazhdimësinë e punës gjatë muajve të parë të vitit 2026.
“Vendimi i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës sot zgjidhi çështjet e financimit të RTK-së për vitin 2025, duke siguruar gjithashtu funksionimin e pandërprerë të transmetuesit publik në muajt e parë të vitit 2026. Ky është një zhvillim shumë i mirëpritur që i mundëson RTK-së të vazhdojë t’i shërbejë interesit publik”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.
RTK, si transmetues publik, varet nga financimi institucional për të garantuar funksionimin dhe pavarësinë editoriale, ndërsa BE ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e një media publike të qëndrueshme dhe të pavarur.
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-s...