Politikani britanik dhe ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Paddy Ashdown e ka paralajmëruar Bashkësinë Evropiane se do të ballafaqohet përsëri me konfliktet në Ballkan nëse Serbia hyn në BE para Bosnjës dhe Hercegovinës.
Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do t’i ndalë reformat në BeH dhe do të rihapë qëllimin përfundimtar të shteteve siç janë Turqia dhe Rusia.
“Në atë rast çdo serb në Bosnje dhe Hercegovinë do të ketë pasaportë të Serbisë dhe do të udhëtojë nëpër vendet e BE, dhe në atë moment nuk do të ketë asnjë interesim të tyre për reformat e ardhshme në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Ashdown, transmeton Insajderi.com.

“Kjo do të thotë se boshnjakët do të jenë populli i vetëm i cili do të jetë i lënë anash dhe i izoluar, i rrethuar me armiq, njësoj sikur në vitin 1992.
“Bashkësia Evropiane, të cilën po e përkrahin fuqitë perëndimore, me mosdije po e realizon planin e Slobodan Milosheviqit, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit”, thotë Ashdown.
“Mendoj se boshnjakët më kurrë nuk do të lejojnë të jenë të izoluar siç kanë qenë në vitin 1992, të rrethuar me armiq dhe pa ardhmëri evropiane. Nëse nuk e zgjidhni këtë problem, unë nuk shoh se atëherë nuk do të kthehen konfliktet”, ka thënë Paddy Ashdown.
“Express” britanik pretendon se BE po planifikon ta pranojë Serbinë, Malin e Zi Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe BeH deri në vitin 2025, por se kontestet e kufijve ende kanë mbetur si çështje e pazgjidhur./Insajderi.com/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...