Ministri i Financave, Avdullah Hoti, të martën nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Zyrën e Bashkimit Evropian për Mbështetjen e mëtutjeshme institucioneve të Kosovës në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ky memorandum ka për qëllim përkrahjen 3-vjeçare të BE-së për institucionet e Kosovës në përforcimin e bashkëpunimit ndër-institucional, rajonal dhe më gjerë në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative.
Sipas këtij memorandumi procesi në vazhdim do të karakterizohet me ndërmarrjen e aktiviteteve strategjike në vlerësimin e riskut në sektorët më të cenueshëm ekonomik për t’i adresuar ato nëpërmjet masave adekuate.
Veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen do të dëshmojnë përkushtimin e institucioneve të Kosovës drejt sundimit dhe zbatimit të ligjit, një faktor kyç në përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit të bërit biznes. Andaj, për të arritur sukseset e synuara është esenciale vazhdimi i bashkëpunimit efikas ndër-institucional, si dhe me sektorin privat.
Bashkimi Evropian përmes projektit “Mbështetje në luftimin e ekonomisë joformale, krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” vazhdon të përkrahë institucionet e Kosovës në avancimin e procesit në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, korrupsionit, pastrimin e parave, dhe ekstremizmin e dhunshëm, proces ky i ndërlidhur ngushtë me integrimin e Kosovës drejt BE-së, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...