Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës që të lejojë vizitat e zyrtarëve serbë, të cilat janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më herët.
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë për Klankosova.tv se i kanë marrë parasysh zhvillimet e fundit të vizitave zyrtare në Kosovë dhe Serbi meqë edhe kryediplomatja kosovare të mërkurën u ndalua për të shkuar në Preshevë.
“Le të theksojmë sërish se presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare. Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në atë mënyrë që e çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojnë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që palët t’i respektojnë këto udhëzime”.
Stano tha se vizita e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ishte njoftuar siç duhet në përputhje me marrëveshjen dhe se për këtë arsye “është dashur të lejohet të kryejë vizitën– siç ishte rasti me vizitën e ministrres Gërvalla në Serbinë Jugore”.
”Siç u ngrit kjo temë edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell javën e kaluar në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të lejojë që të bëhen vizita zyrtare që përmbushin udhëzimet e mësipërme, përfshirë ato të drejtorit Petkovië dhe i bëjmë thirrje Kosovës që të në këtë drejtim të rishqyrtojë vendimin e saj”.
Ministrja Gërvalla këtë të enjte u lejua që të realizojë vizitën zyrtare në Luginë të Preshevës, një ditë me vonesë.
Ndërkaq, Petkoviq të mërkurën ka thënë se i është ndaluar hyrja në Janjevë.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...