Edita Tahiri ka folur pas takimit disa orësh me përfaqësues të BE-së, pas situatës së krijuar me ndërtimin e murit në anën veriore të urës së Ibrit.
Ajo ka thënë se rezultatet nga takimi kanë qenë pozitiv dhe se BE-ja ka thënë se duhet të zbatohet vetëm Marrëveshja për Revitilizim të Urës, duke thënë se duhet prishur ai mur, transmeton Koha.net.
“Iu njoftoj se rezultatet janë pozitive. Qëndrimi i BE-së është se marrëveshja duhet të respektohet plotësisht dhe ai mur është ilegal dhe muri duhet të hiqet. Gjithçka do të bëhet në respektim të marrëveshjes”, ka thënë Tahiri.
Ajo, më tej, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka prezantuar qëndrimin që muri të hiqet menjëherë dhe mos të ketë vonesa.
“Kemi paraqitur qëndrimin e Qeverisë se kjo duhet të largohet dhe të mos ketë vonesa. Muri do të hiqet dhe ura dhe ajo pjesa do të jetë e hapur për lëvizje të lirë. Siç e dini BE është e autorizuar për urën dhe kompania e kontraktuar nga BE e cila do të merret me këtë sepse ajo sigurisht që është ndërtuar nga strukturat ilegale”, ka përfunduar Tahiri.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale