Zyrtarët e Bashkimit Evropian porosisin se vizitat zyrtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe se ato, nuk duhet të politizohen.
Këto deklarime vijnë pasi policia e Serbisë, ia pamundësoi Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, që të vizitojë Beogradin, për të marrë pjesë në dy konferenca, duke u thirrur në aspektin e sigurisë.
Në këtë rrafsh, Peter Stano zëdhënës i Bashkimit Evropian, nënvizoi se kërkohet nga të dyja palët, që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptimet e tilla në dialog dhe në mirëbesim, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Zyrtareve Ndërlidhëse.
“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet që janë në pritje, përfshirë këtu edhe vizitat zyrtare”, ka nënvizuar Stano.
Të enjten, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte nisur drejt Beogradit,për të marrë pjesë në dy konferenca.
Megjithatë, disa kilometra para se të mbërrinte në kryeqytetin serb, ai është ndaluar dhe kthyer nga policia e Serbisë, nën pretekstin se nuk mund t’i ofrojnë siguri.
Zëvendëskryeministri Bislimi deklaroi se vizita ishte planifikuar sipas dakordimit të të dy palëve me marrëveshjen e Brukselit./rtk
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë