Bashkimi Evropian ka reaguar për rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut, ku në një shtëpi është hedhur granatë dore.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE-ja po e vëzhgon me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në veri të Kosovës.
“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve”, ka thënë Stano.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se ky sulm me granatë dore vjen si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre personave për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë dhe si mesazh ndaj drejtësisë e me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët e asaj pjese./rtk
Ministri Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës mbrëmë në veri erdhi nga Vuçiqi
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...